Është e pasigurt nëse vendi do ta vazhdojë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski, rikujtoi se nga vendet e NATO-së, Maqedonia është e katërta në radhë sipas ndihmës në pajisje të ndryshme dhe shtoi se Qeveria aktuale tashmë ka ndarë një pako ushtarake. Megjithatë theksoi se tani po shihet mundësia për zgjidhje paqësore.
“Tani në këtë periudhë u ndryshua narrativi, e dini edhe në botën gjeopolitike dhe ajo që mundëm dje të dëgjojmë me të vërtetë është për t’u përshëndetur, se në tavolinë është propozimi për paqe, po bisedohet për paqe dhe ne jemi shtet pro-paqes”, tha Vllado Misajallovski.
Misajllovski theksoi se Maqedonia qëndron pas propozimit për zgjidhje paqësore dhe është i kënaqur që edhe krerë europian i mbështesin bisedimet, të cilat i filloi administrata e re amerikane e Donald Trampit. Ministri përsëriti se në tokën ukrainase ushtarë të vendit nuk do të Maqedonisë, por nuk e përjashton këtë mundësi për në të ardhmen.
-A do të ketë ushtarë maqedonas në tokën ukrainase?
“Nuk do të ketë. Por a do të ketë pas përfundimit të kësaj zgjidhje paqësore dhe më pas nevoja për çfarëdo lloji të ndihmës apo paqësorë etj, në çfarëdo forme apo ngjashëm, duhet ta shohim atë si kërkesë, për çfarë bëhet fjalë….për shkak se vende të ndryshme kanë mendime të ndryshme”, deklaroi Vllado Misajallovski.
Çështja për vazhdimin e ndihmës së re eventuale për Ukrainën u ngrit javën e kaluar, kur nga MPJ brifuan se do të mendojnë për këtë çështje. Dilema filloi pasi që SHBA-të e ngrinë ndihmën ushtarake, pas grindjes mes presidentëve Zelenski dhe Trump, ndërsa nga vendet europiane vendimin e Uashingtonit e mbështetën vetëm Hungaria dhe Sllovakia. Tani pasi që Kievi u pajtua për ndërprerje një mujore të veprimeve ushtarake, SHBA-të paralajmëruan vazhdim të ndihmës ushtarake.
