Struga nuk duhet të mendojë se ka avantazh të madh nga rezultati i ndeshjes së parë me Swift Hesperange, përkundrazi, duhet të japë maksimumin edhe në fushën e këtij kundërshtari, për të arritur në fazën play off. Ky është mesazhi që dha trajneri Shpëtim Duro në konferencën për shtypin në prak të sfidës së kthimit me ekipin luksemburgas.
“Vijmë pas një rezultati pozitiv në ndeshjen e pare, por janë edhe 90 minuta për t’u zhvilluarr. Kam biseduar me skuadrën dhe u kam thënë futbollistëve që duhet ta fshijmë nga mendja rezultatin e ndeshjes së parë.
Duhet të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje dhe të arrijmë kualifikimin në turin tjetër.
Shpresoj që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, në vazhdën e lojërave që kemi zhvilluar në fushën tonë dhe në transfertë me Zalgirisin dhe Buducnostin.”/Supersport
