Një grup majmunësh tani janë në gjendje të kalojnë në mënyrë të sigurt një autostradë të ngarkuar në Brazil dhe të hyjnë në më shumë pyje pasi konservatorët ndërtuan një urë për ta.
Konservatorët në Rio de Janeiro po shqetësoheshin nga rënia e fundit e numrit të majmunëve tamarin.
Pylli Atlantik i shtetit të Rio de Janeiros është i vetmi vend në botë ku speciet ende ekzistojnë në natyrë, transmeton rtv21.tv.
Kishte frikë se majmunët tamarin ishin izoluar në një zonë të vogël për shkak të një autostrade, por tani shpresohet që ura mbi autostradë, e cila është e mbuluar me pemë dhe bimë, do t’i ndihmojë majmunët të hyjnë në më shumë zona pyjore.
Përpjekjet e ruajtjes gjatë dekadave të fundit arritën të rrisin numrin e tamarinave, duke e rikthyer specien nga pragu i zhdukjes.
Por një shpërthim i etheve të verdha në vitin 2018 zhduku 32 për qind të popullsisë. Sot ka rreth 2500 majmunë tamarin në natyrë.
Ura, e ndërtuar vitin e kaluar, është mbjellë me pemë, shkurre dhe bimë me shpresën për ta bërë një korridor natyror tërheqës për primatët. Bimësia është ende e re dhe do të duhet kohë për t’u rritur në një madhësi të përdorshme për majmunët./21Media


