Ndërtesa në Dubai kaplohet nga zjarri

TË FUNDIT

Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi në zonën Al Barsha të Dubait të premten.

Mbrojtja Civile e Dubait në Twitter tha se ekuipazhet e saj e vunë nën kontroll zjarrin “brenda 14 minutash”, shkruan The National News.

Një fotografi e publikuar nga mbrojtja civile tregonte një vinç që përdorej për të ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e flakëve.

Nuk raportohet për viktima nga incidenti. Shkaktarët e zjarrit nuk janë bërë të ditur./21Media