Ndërron jetë presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli

TË FUNDIT

Ka ndërruar presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, përcjell TV21. 65-vjeçari italian ka qenë i shtrirë në spital për më shumë se dy javë për shkak të problemeve me sistemin e imunitetit shëndetësorë.

“David Sassoli ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në Aviano, Itali, ku u shtrua në spital”, shkroi në Twitter zëdhënësi i tij Roberto Cuillo.

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.

Sassoli ishte shtruar në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar.

Në shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rikthye detyrave të tij politike në nëntor.

Një votim për të zgjedhur zëvendësuesin e tij ishte planifikuar për fund të këtij muaji dhe Sassoli kishte treguar se nuk do të kërkonte rizgjedhjen.

Ish-moderatori i lajmeve televizive u bë kryetar i Parlamentit Evropian me 705 vende në korrik të vitit 2019.

Sassoli la një karrierë prej tre dekadash në gazetari dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian (PE) në vitin 2009.

Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament.

MARKETING I PAGUAR POLITIK