Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare Jerry Springer, drejtuesi i shfaqjeve të mëdha të SHBA

TË FUNDIT

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjecare Jerry Springer, ish-kryebashkiak i Sinsinatit dhe drejtuesi i njërit prej shfaqjeve më të përfolura televizive në SHBA që mbante emrin e tij.

Lajmi u bë i ditur nga Jene Galvin, mike e ngushtë dhe zëdhënëse e familjes së Springer.

Aftësia e Xherrit për t’u lidhur me njerëzit ishte zemera e suksesit të tij në cdo gjë që përpiqej të bënte, qoftë në politikë, televizion apo thejsht në kontaktet me njerëzit në rrugë. Ai është i pazëvendësueshëm dhe kjo humbje na ka lënduar thellësisht, por kujtimet për intellektin, zemrën dhe humorin e tij do të vijojnë të jetojnë”, u shpreh Galvin.

Springer ndërrroi jetë të enjten në shtëpinë e tij në rrethinat e cikagos. Prej kohësh vuante nga kanceri në pancreas.

Shfaqja e tij “Jerry springer show, u transmetua për 27 sezone, nga viti 1991 deri në 2018-ën. Ishte kjo shfaqje që e bëri të famshëm. Në të jepeshin debate që shpesh përfundonin në përleshje apo ofendime mes cifteve ose familjeve me probleme, pas rrëfimeve ekstreme të tradhëtive.

Duke folur në 2015-ën në 25 vjetorin e shfaqjes, Springer u shpreh se nuk mund të zbuste tonet në të edhe nëse dëshironte. “Jam i detyruar me kontratë. Ajo që po blihet është një shfaqje për cmendurinë”, tha ai.