Dizajneri francez i modës Thierry Mugler ka vdekur në moshën 73-vjeçare.
Ai ishte i njohur për dizajnet e veçanta e për rrobaqepësi, të frymëzuara në vitet 1940-1950.
Mugler ka bashkëpunuar me yje si David Bowie dhe Lady Gaga.
Ai krijoi shumë kostume skenike për Beyoncé dhe në vitin 2019 projektoi fustanin e famshëm të Kim Kardashian për Met Gala.
Në vitet e mëvonshme, marka e tij u bë e famshme për parfumet, si Angel dhe Alien.
Njoftimi për vdekjen e tij u dha në Facebook, nga familjarë të të ndjerit./21Media
