Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur i këngëve folklorike Ali Krasniqi.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Ali Krasniqi ka qenë prej zërave më të njohur të muzikës folklorike në trevat shqiptare.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se me zërin e tij Ali Krasniqi ka përjetësuar kujtimin e shumë heronjve të Kosovës.
“Paska ndërruar jetë rapsodi i njohur nga Drenovci, Ali Krasniqi. Aliu ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët e rezistencën tonë ndër vite në përpjekjet për liri. Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Haradinaj.
