Ndërroi jetë Omer Kaleshi

TË FUNDIT

Artisti dhe piktori me famë botërore Omer Kaleshi ka ndërruar jetë, përcjell TV21. Lajmin është bërë i ditur në web faqen zyrtare të artistit tashmë të ndjerë. Omer Kaleshi lindi më 1932, është piktor i njohur shqiptar me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut. Omer Kaleshi pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij. Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.