Një burrë iranian i njohur si “njeriu më i papastër në botë” për shkak të mospastrimit për dekada, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, raportoi të martën agjencia e lajmeve IRNA.
Amou Haji, i cili thuhet se nuk ka bërë dush për më shumë se gjysmë shekulli, ka vdekur të dielën në fshatin Dejgah të Iranit.
Haji thuhet se e ka evituar pastrimin për shkak të frikës se do të sëmurej, pasi ai kishte neveri ndaj sapunit dhe ujit. Ai kishte deklaruar më parë se e urrente madje edhe idenë e pastrimit.
Haji kishte thënë më parë se ai zgjodhi këtë mënyrë të çuditshme të jetesës, pasi kishte përjetuar pengesa emocionale në rininë e tij. Që atëherë ai u izolua.
Ashtu si për pastërtinë, ai kishte frikë edhe nga ushqimi i freskët dhe pijet.
