Ndërroi jetë edhe lehona nga Ohri, njoftuan nga Klinika

TË FUNDIT

Ndërroi jetë lehona e cila dje në Klinikën universitare të akusherisë dhe gjinekologjisë (KUAGJ) në Shkup u paraqit me komplikime dhe me frytë të vdekur.

Informacionin e kanë konfirmuar nga Klinika, duke njoftuar se 37-vjeçarja, ka ndërruar jetë në ora 22:00.

“Shkak i gjendjes febrile të pacientes mund të jetë edhe gjendja septike e pacientës, por testi duhet të verifikojë ose të hedh poshtë e prezencës së virusit korona. Shkaktar i vdekjes është sepsa. Bëhet fjalë për paciente me obezitet të rëndë, e cila gjatë 5 muajve të fundit as nuk ka lëvizur, kurse sipas të dhënave të mjekëve nga Ohri, pacientja nuk i ka realizuar as kontrolle”, njoftuan nga Klinika.

Përndryshe, dje në Klinikë ishte paraqitur edhe një shtatzënë tjetër, 27-vjeçare nga Kumanova, pozitive me KOVID-19. Ajo ka pasur lindje të suksesshme dhe tash gjendja e saj është stabile.