“Ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë, gabim i madh i BE-së” – Orban u ofrua që të jetë ndërmjetësues me Bullgarinë

TË FUNDIT

Ndarja e pakos Maqedoni-Shqipëri është gabimi më i madh i BE-së. Këtë këtu në Ohër e deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban. Ai u ofrua që të jetë ndërmjetësues për problemet dypalëshe me Bullgarinë, për, siç tha, gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për dy shtetet. Orban tha se ndarja është e rëndë për t’u kuptuar, por shtoi se Maqedonia negociatat duhet t’i fillojë deri në fund të këtij vitit, duke e lidhur me kohën kur me BE-në kryeson Hungaria.

Ai shtoi se për Hungarinë është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE dhe theksoi se Maqedonia është futur në shtetet e rendit të dytë për shkak të Ukrainës dhe Moldavisë duke shtuar se kjo nuk është e drejtë. Tha se më e rëndësishme është lufta e një kombi për ruajtjen e krenarisë nacionale.

Kryeministri i shtetit Hristijan Mickoski i thirri qytetarët që të mos humbin shpresë për ndarjen e pakos duke thënë se të lumtur për këtë janë vetëm politikanët bullgarë dhe opozita vendase. Paralajmëroi se do të vazhdojnë reformat në vend për shkak se ka shumë probleme që kanë mbetur nga qeveria e mëparshme. Shprehu optimizëm që ka mik dikë si Viktor Orban i cili mund t’ia përcjellë qëndrimet BE-së.

Mickoski dhe Orban u takuan për të 18-in herë me rastin e 30 vjetorit nga marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa kryeministrat e caktuan edhe seancën e ardhshme ndërqeveritare në Hungari. Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me 500 miliardë eurot, Orban tha se paratë nuk vijnë nga Kina sepse paratë kineze për shkak të marrëveshjes nuk guxojnë t’i transferojnë në shtete të tjera dhe duhet të përfundojnë për projekte të Hungarisë.

Nga Ohri, Jovica Paunoski, TV21.