Për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe pemëve të rëna në rrugë, prej dje nga ora 18:30 është vendosur ndalesë për lëvizje për të gjithë llojet e automjeteve motorike në aksin rrugor nga Udhëkryqi i Mavrovës deri në Dibër, informoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të shiut ka në rrugët në mbarë shtetin.
Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2021.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
