Ndahet nga jeta një prej krijuesve të mausit

TË FUNDIT

Një prej pionerëve të ndërfaqes moderne të kompjuterëve u nda nga jeta. William “Bill” Englisht vdiq më 26 Korrik nga një dështim i frymëmarrjes në moshën e 91 vjeçare.

Së bashku me Douglas Englebart në Institutin Kërkimor Stanford, English ndihmoi në zhvillimin e mausit të parë kompjuterik dhe kontribuoi në testimin e shumë koncepteve të cilat do të vinin tek kompjuterat dekada tnë vijim si ndërfaqet grafike të përdoruesve, editim teksti, video thirrje dhe lidhjet hypertext.

Ndërsa Englebart u konsiderua një vizionar, Englisht ishte një prej njerëzve të parë që me të vërtetë i kuptoi konceptet dhe kishte talentin për ti bërë realitet.

Ai ndërtoi mausin pasi Englebart kishte krijuar një sketch të tij. Ndërsa Englebart demonstronte konceptet në 1968, English ishte ai që i orkestronte gjërat në sfond.

Trashëgimia e lënë pas nga English dhe Englebart do të shihet edhe për dekadat në vijim. /PCWorld Albanian