Ndahen nga jeta dy ish-anëtarë të K.F. Shkëndija

TË FUNDIT

Klubi Futbollistik Shkëndija sot ka njoftuar se kanë ndërruar jetë dy ish-futbollistët Haqim Memedi dhe Ivan Çelikoviç, përcjell TV21. Klubi ka falenderuar dy futbollistët për bashkëpunimin.

“Përcjellim me pikëllim lajmin e ndarjes nga jeta të dy ish-anëtarëve të Shkëndijës, Haqim Memedi (70 vjeç) dhe Ivan Çelikoviç (34 vjeç). Ngushëllojmë familjet Memedi dhe Çelikoviq për humbjet e tyre të dhimbshme. Të dy do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit për kontributin dhe pasionin që sollën në dy periudha të ndryshme në klub. Qofshin të qetë në paqen e përjetshme”, thuhet në shkrimin e K.F. Shkëndija.