Ndahen çmimet “8 shtatori”, Lulzim Vrenezi mori çmimin për vepër jetësore

TË FUNDIT

Garuesi shumëvjeçar në mundje, i cili tani punon si trajner, Lulzim Vrenezi është fituesi i sivjetshëm i çmimit për vepër jetësore në sferën e sportit. Ai në mënyrë aktive ka garuar plot 28 vjet, kurse si trajner bashkë me mundësit e tij vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.


“Më paraqet kënaqësi e madhe fakti se unë jam fitues i çmimit “8 shtator”. Pa dyshim ky është çmimi më i madh që e kam marrë në jetën time. Shpresoj se do t’ju gëzojmë edhe në Lojërat olimpike në Tokio me medalje”, Tha Lulzim Vrenezi, mundës.

Edhe 4 punëtorë të sportit e morën çmimin “8 Shtatori”, Sokrat Eftimovski, mundës, Besnik Murati, karate, Vanço Jovanovski, hendbollist dhe Gjorgji Vuçkov, atletikë, me çka u jepet mirënjohje për përkushtimin e tyre në sferën e sportit.

Nga Agjencia për Rini dhe Sport paralajmëruan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me përkrahje për të gjithë punëtorët e sportit të cilët me sukseset e tyre e promovojnë shtetin tonë në vendet e tjera. Zëvendës drejtori Izmit Nura tha se marrja e kësaj mirënjohjeje është vërtetim për punën  dhe përkushtimin e tyre.


“Përmes rolit tuaj në përfaqësimin dhe afirmimin e RMV-së në korniza ndërkombëtare keni kontribuuar për përforcimin e vetëdijes nacionale dhe për promovimin e shtetit tonë, diçka për të cilën ne të gjithë mburremi”, u shpreh Izmit Nura, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Çmimi “8 Shtatori” u jepet çdo vit punëtorëve të sportit të cilët kanë kontribut të veçantë për zhvillim, afirmim dhe promovim të sportit në plan ndërkombëtar.