Navalni e zbuloi se një agjent rus në gusht e ka helmuar me “noviçok” përmes veshjeve të brendshme

TË FUNDIT

Lideri opozitar rus, Aleksej Navalni pohon se një agjent rus në gusht të këtij viti e ka helmuar me agjensin nervor “noviçok” përmes veshjeve të brendshme.

Zbulimi i agjentit, i cili i ka takuar ekipit elit për helmime në Shërbimin rus të sigurisë (FSB), ka ndodhur në një bisedë telefonike, pasi Si-En-En dhe platforma hulumtuese “Belingat” e zbuluan këtë njësit të fshehtë.

Agjenti nuk ka biseduar me një nëpunës të Këshillit rus për siguri kombëtare siç ka menduar, por me vetë Navalnin, i cili mezi i ka mbijetuar helmimit në gusht.

Navalni për një kohë të gjatë është therë në sy e presidentit Putin për shkak të zbulimit të korrupsionit në eshalonet e larta të pushtetit dhe për fushatën e udhëhequr kundër partisë së tij në pushtet.

Hetimi i “Belingat” dhe Si-En-En zbuloi se ekipi për helme i SHFS prej rreth gjashtë deri në 10 agjentë mbi tre vjet e ka ndjekur Navalnin. Pasi i identifikuan pjesën më të madhe të ekipit, Si-En-En dhe “Belingat” tentuan të realizonin kontakt me ta dhe eprorët e tyre. Oleg Tajkin, njeri i ekipit, ua ka përplasur derën kur është marrë në pyetje nga Si-En-En, ndërsa të tjerët nuk i janë përgjigjur thirrjeve.

Toksikologët e konsultuar nga Si-En-En thonë se “noviçok”, nëse aplikohet në formë të grimcuar në veshje, ai absorbohet përmes lëkurës kur viktima fillon të djersitet.