NATO “tregon dhëmbët”

TË FUNDIT

Mediet austriake kanë njoftuar se disa qindra ushtarë gjermanë janë stacionuar në kufijtë lindor të NATO-s me Rusinë. Revista “Kontra” shkroi se me këtë stacionim të gjermanëve, është e qartë se Aleanca po tenton të demonstrojë forcën kundrejt Rusisë.
Gjermania po dërgon ushtarë dhe pajisje ushtarake në Lituani dhe Poloni, në kuadër të forcave të NATO-s për reagim të shpejtë dhe me qëllim që Aleanca të demonstrojë fuqinë kundrejt Rusisë.
Siç shkroi revista austriake, Kontra, Bundesveri gjerman tashmë ka dërguar ushtarë në frontin lindor të NATO-s.
Edhe pse stacionimi i disa qindra ushtarëve gjermanë në kufijtë me Rusinë është një hap simbolik, kjo mund të interpretohet si një shenjë se Aleanca dëshiron zgjerimin e mëtejshëm, shkruan Kontra.
Rreth 150 ushtarë gjermanë janë vendosur në Letoni, për tre muaj, të shoqëruar nga automjetet e blinduara. Arsyetimi zyrtar për këtë stacionim është se ata do të marrin pjesë në misione të edukimit dhe trajnimit.
Ushtria gjermane gjithashtu ka konfirmuar se një batalion i mekanizuar i këmbësorisë do ti bashkohet ushtrisë së Polonisë. Deri në vitin 2021, 700 ushtarë dhe 44 automjete të blinduara transportuese do të integrohen në tërësi në forcat e armatosura të Polonisë.