NATO po mbledh prova për ta mbajtur Putinin përgjegjës për ‘krime lufte’

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Përgjithshme e SHBA-së në NATO, Julianne Smith ka thënë se alenca po mbledh prova për ta mbajtur përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin dhe ushtarët e tij për krime luftë në Ukrainë.

“Ajo që duhet të bëjmë është të mbledhim informacionin që na nevojitet për të mbajtur përgjejgës Putinin dhe ekipin e tij në Moskë dhe ju mund ta bëni këtë përmes rrugëve të shumta”, ka thënë ajo.

Si do ta ndihmojnë SHBA-të hetimin për krime luftë të supozuara nga Smith, të kryera nga forcat ruse në Ukrainë?

“Ajo që duam të bëjmë është të sigurojmë se do ta ekspozojmë të vërtetën dhe në mënyrë që të ekspozojmë të vërtetën duhet të kuptojmë plotësisht se çfarë po ndodh në terren, duhet të mbledhim sa më shumë informacione që të jetë e mundur”, tha më tej Smith.

Smith paralajmëroi se shumë shpejt do të tregojnë përfundimisht se çfarë ndodhi në Bucha dhe qytete tjera në Ukrainë, shtoi se janë mjaft të sigurtë se do të mbledhin prova kundër Putinit.

Sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky I është adresuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që I njëjti akuzoi Rusinë për gjenocid./21Media