NATO nuk do të dërgojë forca në Ukrainë! BE paralajmëron sanksione ekonomike ndaj Rusisë

TË FUNDIT

NATO për momentin nuk do të dërgoj trupa brenda Ukrainës. Kështu deklaroi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencë për shtyp pas takimit emergjent të ambasadorëve në NATOs. Shtoi se Aleanca euroatlantike është më e fuqishmja në histori, por për momentin masat e NATO-s janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe joshkallëzuese.

 “Nuk ka trupa të NATO-s brenda Ukrainës. Ne e kemi bërë të qartë se nuk kemi plane dhe qëllime për vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë. Megjithatë e kemi bërë të qartë se veç më kemi rritur dhe po rrisim prezencën e trupave të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës në territor të NATO-s.”, tha Jens Stoltenberg, sekretar gjeneral i NATO.

Gjatë këtij takimi është vendosur për aktivizimin e planeve mbrojtëse të cilët do tu mundësojnë trupave të NATO-s të lëvizin më shpejtë aty ku janë të nevojshëm. Stoltenberg tha se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë moment i rëndë për sigurinë në Evropë.

 “Paqja në kontinentin tonë është shpartalluar. Ne kemi një luftë në Evropë, të shkallës dhe llojit që kemi menduar se i përkiste historisë. 01.14- Ky është një moment i rëndë për sigurinë e Evropës.Ky sulm i pajustifikuar dhe i paprovokuar ndaj Ukrainës është duke vënë në rrezik jetët e shumë njerëzve”, pohoi Jens Stoltenberg, sekretar gjeneral i NATO.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Von Der Layen, deklaroi se BE do të zbatojë sanksione të ashpra ndaj Rusisë. Është vendosur për një paket sanksionesh financiare që kufizojnë ashpër aksesin e Rusisë në tregjet e kapitalit dhe pengojnë rritjen ekonomike të Rusisë.

 “Masat tona do të dobësojnë pozicionin teknologjik të Rusisë në fushat kryesore, në fakt, nga të cilat elita fiton pjesën më të madhe të parave të saj. Dhe kjo varion nga komponentët e teknologjisë së lartë deri te softueri më i avancuar. Kjo gjithashtu do të degradojë seriozisht ekonominë ruse në të gjitha fushat në të ardhmen”, theksoi Ursula Von der Layen, kryetare e KE-së.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleatët nga Amerika e Veriut dhe Evropa kanë vendosur tashmë mijëra trupa të tjera në pjesën lindore të aleancës për të mbrojtur aleancën nga agresioni, tha Stoltenberg.  Për nesër është thirrur një samit virtual të liderëve të NATO-s për të diskutuar situatën në Ukrainë.