NATO dhe Rusia janë në prag lufte ?!

TË FUNDIT

Intensiteti në rritje i stërvitjeve ushtarake, të kryera nga Rusia dhe NATO, po rrisin gjasat e një konflikti të armatosur në Evropë. Kështu paralajmëron Instituti Rrjeti i Lidershipit Evropian me seli në Londër.

Drejtori i këtij Institutit, Ian Kearns, ka thënë se lojërat paralajmëruese “po kontribuojnë në klimën e mosbesimit”.

Kearns është bashkautor i studimit, i cili ka analizuar në detaje stërvitjet ushtarake të mbajtura këtë vit nga Rusia dhe NATO-ja, të cilat janë në mosmarrëveshje të thella për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.

Ai ka thënë se, ka shenja që “Rusia është duke u përgatitur për konflikt me NATO-n dhe se kjo e fundit është duke u përgatitur për këtë gjë”, përcjell REL.

“Stërvitjet mund të ushqejnë pasigurinë dhe të rrisin rrezikun e përplasjeve ushtarake”, thuhet ndër të tjera në studim.

Po sipas tij, NATO planifikon rreth 270 stërvitje këtë vit, ndërsa Rusia 4,000.

Në foto-galerinë e mësipërme Portali Albeu ju sjell tre harta që tregojnë stërvitjete e NATO-s dhe Rusisë në qershor dhe mars të këtij viti.