Natasha Dimitrievska, bashkëshortja e Goce Dimitrievskit tashmë të ndjerë, dorëzoi ankesë deri tek Këshilli gjyqësor. Ankimimi vjen për shkak të anshmërisë në lëndë ndaj gjykatëses Elena Josifoviq dhe ndaj prokurores Snezhana Bundaleska. Dimitrievka thotë se dhe Josifoviq edhe Bundaleska në vend se ta çojnë drejtësinë në vend, ato në rastin e aksidentit kanë vepruar në mënyrë të njëanshme. Për këtë ajo kërkon rishqyrtim të punës së tyre.
“Më ka larguar nga seanca në momentin kur Vasil Çorbaxhiev ka deklaruar se ndjehet fajtor ndërkaq unë u ftova në seancë pasi ai mbaroi deklaratën dhe prezantoi dëshmitë për fajshmërinë e Vasil Çorbaxhievit. Gjatë momentit të deklarimit të fajshmërisë prezantohen vetëm dëshmitë që kanë të bëjnë me lartësinë e dënimit dhe jo për gjendjen faktike. Personalisht nuk kam ditur se çka është ndërmarrë në atë seancë”, u shpreh Natasha Dimitrievska.
Ankesat e Dimitrievskës, Këshilli Gjyqësor javën e ardhshme në seancën e parë do t’i vendosë në rend dite dhe do të formohet Komision prej tre raportuesve që të vendosin për kërkesën.
Edhe Prokuroria Publike Shkup do të dorëzojë ankesë në Gjykatën e Apelit Shkup, në rastin e aksidentit të trafikut me pasoja fatale për të cilin është shqiptuar dënimi me kusht.
E pas reagimeve të shumta në opinion pas vendimit të gjykatëses Elena Josifoviq ishte kërkuar komentim i aktvendimit nga ana e Gjykatës Penale, ku nga atje thonë se në këtë fazë që është lënda është joligjore dhe nuk guxon të komentohet aktvendimi i shkallës së parë i cili nuk është i plotfuqishëm.
“Është plotësisht jo etike nga subjekte të caktuara në opionin public të komentohet dhe keqpërdoret aktvendimi i shkallës së parë, jo i plotfuqishëm i cili në të ardhmen mund të jetë ndryshuar në pjesën e dënimit, ndërsa joprofesionale dhe joligjore do të ishte që gjykata të komentojë aktvendim të një gjykatësi i cili është i pavarur në veprimin e tij”, thonë nga Gjykata Penale.
Goce Dimitrievski, 32 vjeçar, në vitin 2018 humbi jetën ndërsa gruaja e tij shtatzënë Natasha humbi foshnjën e saj gjatë një aksidenti me Vasil Çorbaxhiev, i cili është drejtor i një kompanie, 64 vjeç , nga Tetova. Seanca e parë gjyqësore për lëndën është mbajtur para disa ditëve dhe Vasil Ç. menjëherë e ka pranuar fajin. Arsyeja për dënimin me kusht, siç thuhet në aktvendim, është se personi e ka pranuar fajin.
