Naser Zyberi nuk do të punësohet në Ministrinë e re – thotë Grubi

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi i pyetur nga TV21, nëse Naser Zyberi do të jetë këshilltarë në Ministrinë e re, ai tha se Naser Zyberi nuk do të punësohet në Ministrinë e re, por do të jetë pjesë e një ekipi intelektualësh që do të ndihmojnë në strukturimin e Ministrisë së re, raporton TV21.

“Kisha takim miqësor me z.Naser Zyberi i cili është një intelektual i shquar në shoqërin tonë, i cili ishte frontmen i idesë së z.Ali Ahmeti për barazi të plotë të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vendin tonë. Ndërsa keq interpretimet e ati takimi u bënë nga mediat duke e lexuar ndoshta edhe gabimisht tekstin të cilën ishte prezantuar në komunikatë. Bëhet fjalë për këshilla të cilat Naser Ziberi si njohës i mirë i administratës dhe i Lligjeve në këtë vend mund të jep në struktirimin e Ministrisë si një dashamirë jo vetim i Ministrisë së re, por edhe njëri nga tekst shkruesit – autorët e Marrëveshjes së Ohrit. Një njeri i cili e njeh se si frymon Marrëveshja paqësore e Ohrit dhe bashkë edhe me profesor të tjerë universitar siç është Borçe Davitkovski dhe disa profesor të tjerë të cilët planifikoj t’i takoj ditëve në vijim të bëjmë një ekip të profesorëve dhe të njohësve të kësaj lëmie të cilët do të ndihmojnë në strukturimin dhe funksionalitetin e Ministrisë së re që ta merr rolin e saj të plotë. Naser Zyberi nuk do të punësohet në Ministrinë e re por do të jetë pjesë i një ekipi të intelektualëve të cilët do të bëjnë një analizë dhe do të ndihmojnë në strukturimin e Ministrisë së re”, deklaroi Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sisitem Politik, Artan Grubi.