Naser Zyberi kandidati i BDI-së për Kryeministër shqiptar

TË FUNDIT

Naser Zyberi është kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Emrin e tij sot në Prespë e shpalosi kreu i integristëve Ali Ahmeti në konventën promovuese të kandidatëve për deputetë.

Ahmeti tha se këtë vendim e kanë marrë pas konsultimeve që i kanë bërë me shoqërinë civile, akademikë dhe kontribues si në kulturën shqiptare e shtetërore po ashtu edhe intelektuale.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se idesë së kryeministrit shqiptar duhet t’i gëzohen edhe bashkëqytetarët maqedonas, sepse siç shtoi, është ide në të mirë të të gjithëve.

E kandidati për kryeministër, Naser Zyberi, në fjalën e tij u shpreh u bindur se ka ardhur koha për barazi të plotë.

“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht, u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vet me vete se kjo jo vetëm që do të ndryshonte jetën time por ishte gjithashtu një përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë, dhe jo shumë kohë për ta menduar. Por, çeliku kalitet në zjarr dhe individi vlerësohet për nga vendimet që i merr për të mirën shoqërore përballë rehatisë individuale, andaj dhe thashë: PO!, tha Ziberi”.

Zyberi nuk është anëtar i BDI-së. Integristët kandidatin jopartiak e patën paralajmëruar që në fillim kur e dhanë idenë për kryeministër shqiptar.

Zyberi dikur ka qenë pjesë e politikës, deputet nga radhët e PPD-së, ndërsa pas shkëputjes nga politika ka ushtruar profesionin e tij si noter në Shkup. Sipas të dhënave që gjendjen në faqen zyrtare të Kuvendit për ish-deputetët, shkruhet se Zyberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, ka mbaruar Fakultetin Juridik dhe se ka qenë gazetar i të përditshmes “Flaka e vëllazërimit” në Shkup./TV21

🔴 [LIVE] BDI nga Prespës prezanton kandidatin për kryeministër shqiptar!

🔴 [LIVE] BDI nga Prespës prezanton kandidatin për kryeministër shqiptar!

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 24. Juni 2020