NASA me sukses i lansoi katër astronautë/VIDEO

TË FUNDIT

Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) sot lansoi katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (SNH) me raketë dhe kapsollë të cilët janë për përdorim të shumëfishtë.

Astronautët janë nga tre vende, lansimi ishte nga qendra hapësinore Kenedi në Florida dhe kapsolla “Krju dragon” pritet të bashkohet me stacionin të shtunën herët.

Bëhet fjalë për raketë për përdorim të shumëfishtë “Falkon” të kompanisë Spejs Iks. Raketa me sukses u kthye në platformën lundruese në Oqeanin Atlantik.

Përdorimi i shumëfishtë ndihmon që të ulen shpenzimet për programin hapësinor të NASA-s. Raketa është prodhuar nga SpejsIks, kompania ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim me NASA-n që kushton disa miliardë dollarë.

Ekuipazhi multinacional përbëhet nga astronautët e NASA-s, Shejn Kimbrou dhe Megan Mek Artur, Tomas Pesket nga Agjencia Evropiane Hapësinore dhe Akihiko Hoshide nga Agjencia japoneze për Hulumtime Hapësinore.

Kjo është hera e parë që NASA të përdorë raketa për përdorim të shumëfishtë dhe kapsulë për dërgimin e astronautëve në SNH.