Narko-bosët nga Ballkani, arrestohen nëntë persona! VMRO-DPMNE: “Zaev dhe Spasovski janë fole mafioze”

TË FUNDIT

Fotografia e kriminelëve ndërsa identiteti i personave nga Prespa e vogël dhe Pusteci. 215 dokumente të tilla janë bërë në repartin për pasaporta në ndërtesën e Televizionit të Maqedonisë, prej ku sot janë arrestuar 9 nëpunës policor dhe dy nga stacioni policor në Draçevë dhe Butel të cilët kanë fotografuar.

Hetimi i MPB ka zgjatur 14 muaj në bashkëpunim me Interpolin dhe mbështetje të Ambasadës së SHBA-ve.

Partia opozitare VMRO-DPMNE e cila dje e zbuloi rastin, siç e quan “Afera Mafia”, sot krerët e pushtetit i quajti fole mafioze, duke shtuar se aksioni nuk është sabotuar me publikimin e tyre, por është përshpejtuar që të mos fshihet.

 “Nëse e kanë zbatuar vitin e fundit atëherë është dashur ta zbatojnë. Dhëntë Zoti vazhdimisht kështu t’i sabotojmë dhe inspirojmë që të kryejnë aksione, por duhet të fillojnë nga vetvetja, të mos fillojnë me nëpunësin apo nëpunësen që merr gjurmë gishti dhe fotografon. Të mos gënjehemi, krimi është te krerët e pushteti. Sa më shpejtë i pastrojmë gjërat me këta persona, aq më shpejtë do të kemi shtet të së drejtës. Gjithçka tjetër është lëvdatë dhe tregim për fëmijë të vegjël”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në konferencën për media u prezantuan dy raste. Identitetin e Georgi Andonov e ka marrë krimineli serbo-malazez Vukotiq. Identiteti i dytë është për Sedat Peker nga Turqia i cili ka marrë dokumente me emrin Xhevadin Ajdemovski, që të dy pasaportat janë dhënë në adresa që nuk ekzistojnë.

 “A ka plasuar me qëllim informacione në opinion Hristijan Mickoski që të sabotohet aksioni i madh policor i institucioneve tona, MPB dhe organeve ndërkombëtare, me ndihmën e partnerëve tanë strategjik, sabotim i cili ishte pa sukses. Presim informacione zyrtare nga institucionet kompetente të cilat duhet të dëshmojnë nëse Hristijan Mickoski punon për kriminelë”, thonë nga LSDM.

Bëhet fjalë për zinxhir për falsifikimin e dokumenteve, ndërsa janë të kyçur edhe të ashtuquajturit korrierë të cilët pasi që pasaportat janë përpunuar ua kanë dorëzuar kriminelëve.

Aksionin në vendet tjera e ka udhëhequr Interpoli, me qëllim të gjetjes së bartësve të tjetër të pasaportave, numri i të cilëve është mbi 100. Në Maqedoni një person është në arrati dhe pas tij po gjurmohet.