Naim Sinani, kandidat i ASh-së në Haraçinë

TË FUNDIT

Koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë gati kandidaturën për Komunën e Haraçinës.

Dega e ASh-së në Haraçinë e ka kandiduar Naim Sinanin për kryetar komune në Haraçinë, pritet vetëm aprovimi nga partneri i koalicionit, Alternativa.

Megjithatë, siç mëson TV21 nuk ka kandidatë tjetër dhe se së shpejti pritet që Sinani të marrë edhe dritën jeshile të koalicionit.

Deri tani janë publikuar kandidati i LSDM-së, Milikije Halimi e cila edhe tani udhëheq me Haraçinën dhe i BDI-së, Ridvan Ibraimin.