Nacev: Jemi të shkatërruar në mbrojtje dhe siguri, kemi marrë shuplakë nga Brukseli

TË FUNDIT

Profesori universitar dhe anëtar i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nacev, së bashku me deputetin e LSDM-së Mile Talevski, ishin sonte mysafirë në emisionin “Click Plus” në TV21. Të dy folën për situatën e sigurisë në vend. Nacev fillimisht iu referua ndryshimeve kushtetuese dhe më pas foli për raportin e Komisionit Evropian në fushën e mbrojtjes.

“Ndryshimet kushtetuese janë një punë e kryer dhe jam i bindur se nuk do të ndodhë asnjë ndryshim”. Sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, ne jemi të shkatërruar. Këtë e ka treguar edhe Raporti për progresin e Maqedonisë, ku thuhet se nuk kemi bërë përparim. Kemi kolaps në çdo hap. Ne morëm një shuplakë nga Brukseli dhe ky është ndoshta raporti më jodiplomatik pa doreza”, tha Nacev.