“Sot nuk përfundon, sot nis gjithçka”, kështu tha Ziadin Sela në Kongresin e pestë të partisë e cila tani do të quhet Lidhja Shqiptare duke iu drejtuar aktivistëve se ka shumë punë që duhet bërë, ndërkohë që njoftoi për krijimin e nëndegëve.
Sela tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq e të strukur në tendencat për të sulmuar në të drejtat, por siç tha, do të ketë përgjigje me “sulm” duke ritheksuar qëndrimet në lidhje me temat aktuale në vend, por edhe për hyrjen në Qeveri.
