Cilat janë nevojat dhe në çfarë gjendje është Salla Universale – ishin një pjesë e pyetjeve për të cilat u diskutua në tribunën e sotme publike mes përfaqësuesve të institucioneve shtetërore kulturore dhe shoqatave civile. Nga Qyteti i Shkupit zbuluan se po i shqyrtojnë tre opsione
Tre opsione për Sallën Universale
- Salla e tanishme të rindërtohet në vendin e njëjtë
- Të ndërtohet sallë e re në lokacion të ri
- Në të njëjtën kohë edhe të restaurohet objekti i vjetër dhe të ndërtohet sallë e re
Koordinatori nacional për zhvillim të kulturës, Allagjozovski vlerëson se ideja për lokacionin e ri duhet të mbështetet dhe se do të ishte hapësirë funksionale. Me këtë pajtohen edhe Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë.
“Mendoj se ideja e ofruar dhe vizioni i kryetarit të komunës për lokacion tërësisht të ri dhe hapësirë e re funksionale është e guximshme dhe vizionare dhe se kjo ide duhet të mbështetet”, tha Robert Allagjozovski nga Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë.
Drejtori i Sallës Universale thotë se është drejtor i një objekti jofunksional. Thotë se Shkupit i mungon sallë koncerti, ndërsa salla Universale duhet të restaurohet.
“Për momentin me sallë të tillë universale e cila është e rrënuar, e cila është me grafitë, e cila është një skelet objekti, ne i edukojmë fëmijët tanë edhe atë nuk i edukojmë dy vjet, por tashmë 15 vjet. Ne mund ta shohim objektin me syza rozë, por mos harroni se pranë atij objekti kalojnë fëmijë, ne ata fëmijë i edukojmë me kulturë të keqe urbane”, u shpreh Martin Panovski nga Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë.
Arkitekti, Angell Sitnovski vlerëson se qytetarët duhet të vendosin se a do të rikonstruohet salla aktuale dhe a do të ndërtohet sallë e re në vend tjetër, arkitektët duhet të ofrojnë zgjidhje, ndërsa Qyteti të sigurojë mjete financiare.
Njeriu i parë i qytetit të Shkupit, tha se vendimi që do të sillet do të jetë fati i qytetit në 40 vitet e ardhshme.
