Muzikë mortore para Qeverisë, rokerët dhe reperët kërkojnë muzikë “live” në klubet e natës

TË FUNDIT

Me muzikë mortore, rokerët, reperët, dixhejët dhe muzikantët e tjerë kërkuan që Qeveria t’u mundësojë të performojnë në klubet e natës, kafenetë dhe objektet e tjera hotelierike.

Dy minuta heshtje në shenjë nderimi të muzikës…

Për shkak të pandemisë, tashmë 15 muaj, mbi 1500 muzikantë nuk performojnë. Një prej tyre është muzikanti, Xhon Ilija Apellgrin, i cili tha se është në skaj të ekzistencës.

“Le të provojnë zotërinjtë prapa meje të jetojnë 15 muaj pa rrogë… Uaaa. Bash uaa. Uaa për shkak se me këtë që e bëjnë, tekstualisht e varrosin muzikën maqedonase dhe kjo do të ketë pasoja afatgjate”, tha muzikanti, Xhon Ilija Apellgrin.

“Jemi këtu për të kërkuar të na lejojnë urgjentisht të performojmë. Mos na trajtoni më sikur të kemi lepër. Thjesht, nuk e keni këtë të drejtë e as prova për të bërë diçka të tillë. Mos na bëni idiotë”, tha muzikanti.

Muzikantët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestat nëse autoritetet nuk i plotësojnë kërkesat e tyre. Sipas ndryshimeve të fundit, përkatësisht me lehtësimet e fundit të masave restriktive kundër Kovid 19, është lejuar organizimi i dasmave me muzikë, me numër të kufizuar të mysafirëve, por edhe organizimi i ngjarjeve të tjera në të hapur. Nga Ministria e shëndetësisë, njoftuan se mbeten në fuqi të gjitha masat e miratuara paraprakisht që kanë të bëjnë me hapësirat e mbyllua.