Mutacioni i koronavirusit u paraqit edhe në Gjermani

TË FUNDIT

Në Gjermani është zbuluar lloji i ri i koronavirusit, i cili shumë shpejtë  po përhapet në Britani të Madhe, kumtuan sot autoritetet në krahinën gjermane Baden-Virtemberg.

Personi i cili  është infektuar ka arritur në Frankfurt nga Britania  më 20 dhjetor  për vizitë te familjarët e tij  dhe ka qenë pozitiv në testin menjëherë pas ardhjes, kumtoi në Tuiter Ministria e Shëndetësisë së kësaj krahine.

Personi është pritur në aeroport me automobil nga ana e anëtarëve të familjes së tij dhe prej atëherë ndodhet në karantinë shtëpiake.