Mutacioni britanik i korona virusit po qarkullon në 111 shtete

TË FUNDIT

 I njohur për infektivitetin e tij më të madh, mutacioni i koronavirusit VOC 202012/01, i gjetur fillimisht në Britani të Madhe, u gjet edhe në pesë shtete të tjera brenda një jave dhe numri i tyre arriti në 111, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjeografia e përhapjes së mutacionit 501Y.V2, të gjetur në Afrikën e Jugut, është përhapur në 58 shtete dhe lloji P. 1, identifikuar fillimisht në Brazil dhe Japoni, tani është shpërndarë në 32 shtete, sipas OBSH-së.

Sipas hulumtimit, aftësia për të infektuar njerëzit me llojin britanike është deri në 75 për qind më e lartë se ajo e koronavirusit të njohur fillimisht SARS-CoV-2. Ekspertët tregojnë për një “rrezik të mundshëm në rritje të hospitalizimeve” si dhe fotografi më të rënda klinike dhe vdekje nga ky mutacion.