Mustafa takon të rinjtë, u premton më shumë përkrahje

TË FUNDIT

Aty ku Qeveria i mban mbledhjet e saj kryeministri i Kosovës Isa Mustafa priti sot një grup të të rinjve, pikërisht në ditën Ndërkombëtare të tyre.

Mustafa u premtoi atyre se Qeveria do të kujdesët më shumë për rini dhe që truri i Kosovës mos të ik nga vendi.

“Të shkojnë të studiojnë jashtë por të japin kontributin në Kosovë”, tha Mustafa.

Kreu i Qeverisë i përmendi edhe premtimet e fushatës elektorale për punësimin duke ritheksuar edhe njëherë se premtimet do të përmbushen brenda mandatit qeveritar, e jo për një muaj apo për një vit.

Ndërsa përfaqësuesja e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës, Vesa Ibrahimaj, kërkoi nga kryeministri që të jap më shumë përkrahje për të rinjtë sidomos në aspektin financiar meqë rinia në Kosovë përbën 50 përqind të popullatës andaj edhe investimi është i rëndësishëm.