Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe zyrtarë tjerë të lartë të Qeverisë, ka vizituar të premten komunat Drenas dhe Skenderaj.
Gjatë vizitës në Drenas, kryeministri Isa Mustafa u prit nga kryetari i Komunës, Nexhat Demaku. Pas takimit, kryeministri Mustafa dhe kryetari Demaku vizituan objektin e ri të Komunës, që ndodhet pranë objektit aktual.
