Array

Mustafa në “Western Balkans 6”: Kosova në projekte evropiane

Must Read

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në konferencën e radhës të “Western Balkans 6”, e cila zhvilloi punimet në Bruksel.

Në këtë takim, ku po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të Ballkanit si dhe ministra të punëve të jashtme dhe të sektorëve të ekonomisë, kryeministri Mustafa u shoqërua nga zëvendëskryeministri i parë, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministrat Lutfi Zharku, Hykmete Bajrami dhe Blerand Stavileci.

- Advertisement -

Në fjalën e mbajtur në këtë takim të nivelit të lartë, kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar lartë rezultat e Konferencës “Western Balkans” duke filluar nga takimi i mbajtur në Berlin deri te takimi i mbajtur në Prishtinë, më 25 mars të këtij viti.

“Kosova i gëzohet mundësisë që të jemi pjesë e projektit të rrjetit bazë dhe mirëpresim mundësinë që të gjithë të shfrytëzojmë benefitet që sjell ky projekt”, tha kryeministri i Kosovës.

- Advertisement -

Më tutje, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se infrastruktura rrugore është kusht për bashkëpunim të qëndrueshëm ekonomik të vendeve të Ballkanit.

Në hapje të këtij takimi të rëndësishëm, liderëve të Ballkanit iu janë drejtuar edhe Johannes Hahn, komisioner për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit si dhe komisionerja evropiane për Transport, Violeta Bulc.

- Advertisement -

Në këtë takim u miratua edhe një deklaratë e përbashkët ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmojnë përkushtimin e tyre për ndërlidhje, marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim rajonal si dhe integrime evropiane.

isa ne bruksel 2

- Advertisement -

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i Shtëpisë së shëndetit Shkup, Viktor...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -