Gjithmonë e kemi vlerësuar se vota jonë për miratimin e legjislacionit për themelimin e gjykatës speciale është vendim jo i lehtë por me këtë ne kemi shprehur përkushtimin tonë për ndërtimin e shtetit ligjor dhe të drejtësisë.
Kështu ka thënë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë , Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa duke shtuar se një ditë më parë ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Yee i cili sipas tij, ka shprehur mirënjohjen e madhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vendimin lidhur me themelimin dhomave të specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.
Mustafa ka thënë se Yee ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përkrahin Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit të integrimeve evropiane dhe të kemi mbështetjen e tyre për proceset integruese, euroatlantike dhe për proceset e ndërtimit të demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik në vend.
“Dje kam pasur një bisedë me më zëvëndësndihmës sekretarin e jashtëm të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Yee i cili ka shprehur mirënjohjen e madhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vendimin lidhur me themelimin e dhomave të veçanta dhe prokurorisë së veçantë. Po ashtu, ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të na përkrahin në të gjitha fazat e zhvillimit tonë të integrimeve evropiane dhe të kemi mbështetjen e tyre për proceset integruese, euroatlantike dhe për proceset e ndërtimit të demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik në vendin tonë. Ai ju ka përgëzuar për votën tuaj të cilën ne gjithmonë e kemi vlerësuar si vendim jo të lehtë por me këtë ne kemi shpreh përkushtimin tonë për ndërtimin e shtetit ligjor dhe të drejtësisë”, ka thënë Mustafa.
