Mustafa 7-vjeç shpëtohet nga rrënojat, 7 ditë pas tërmetit në Turqi

TË FUNDIT

Në qytetin Hatay, 163 orë pas tërmetit në Turqi është shpëtuar 7-vjeçari Mustafa i cili kishte mbetur nën rrënoja, raporton Anadolu.

Janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e ndërtesave që janë shembur në rajon pas tërmetit me qendër në Kahramanmarash dhe i cili ka prekur 10 qytete të vendit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë metropolitane të qytetit Konya që vazhdojnë punimet nën rrënojat e një ndërtese, arritën të shpëtojnë 163 orë pas tërmetit djalin Mustafa.