Musku “përplaset” me shkrimtarin e njohur për Twitterin

TË FUNDIT

Shefi i Tëitterit, Elon Musk, ka shkëmbyer disa “cicërima” me shkrimtarin e njohur anglez, Stephen King, rreth këtij rrjeti social.

King shkroi fillimisht se Musk është person vizionar, por nuk po përshtatet me punën e re e sipas tij, menaxhimi i Tëitterit është sajim.

“Mendoj se Elon Musk është person vizionar. Pothuajse i vetëm, e ka ndryshuar mënyrën se si amerikanët mendojnë për veturat. Unë kam një Tesla dhe e dua atë. Megjithëse, ai është përshtatur tmerrshëm me Tëitterin. Duket se po e sajon gjithë këtë”, shkroi King.

Nuk shkoi gjatë e Musk iu kundërpërgjigj.

“Sugjerimet janë të mirëseardhura”, ia ktheu ai, derisa tha se synimi është që të krijohet hapësirë ku tolerohen pikëpamje të ndryshme.

“Me kusht që njerëzit të mos e shkelin ligjin ose të mos bëjnë postime të padëshiruara. Për shembull, çdo nxitje për dhunë do të rezultojë me pezullimin e llogarisë”, shkroi Musk.

King më pas replikoi duke thënë se “kurrë unë s’kam thënë që Musk krijoi Teslan. Ai nuk e bëri. Ai thjesht e bëri të suksesshme”.

Elon Musk është kritikuar nga komentues të shumtë, qëkur mori vendim që t’ia kthejë llogarinë ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

error: Content is protected !!