Shefi i Tesla-s, Elon Musk e ka pranuar se nuk është “i sigurt” që oferta e tij për blerjen e firmës së mediave sociale Twitter do të jetë e suksesshme.
“Nuk jam i sigurt se do të jem në gjendje ta fitoj atë”, ka thënë Musk të enjten duke shtuar se ka një “Plan B” nëse oferta e tij për Twitter refuzohej, por pa dhënë detaje se për çfarë plani bëhej fjalë.
Tesla i bëri komentet në një konferencë të enjten, vetëm disa orë pasi zbuloi se kishte ofruar të blinte kompaninë për 43 miliardë dollarë, raporton BBC të premten.
Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Twitterit, Parag Agrawal u tha punonjësve të enjten se kompania po vlerësonte qasjen.
Agrawal gjithashtu thuhet se tha në takimin e stafit se kompania nuk po “mbahej peng” nga oferta.
