Arben Fetai ka qëndruar sot në Burgun e Kumanovës, ku ka dëgjuar nga afër sfidat me të cilat përballet ky institucion, njofton TV21.
Ai ka bërë të ditur se ka diskutuar edhe për mundësinë e përforcimit të përkrahjes shëndetësore.
“Dëgjova sfidat e këtij institucioni, i cili ishte lënë të përballet me mungesën e ujit të pijshëm, gjë për të cilën do përpiqemi të gjejmë zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur.
Gjithashtu diskutuam mundësinë për përforcimin e përkrahjes shëndetësore për të burgosurit, veçanërisht për sa i përket shëndetit mendor, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Sistemi petinenciar është një ndër shtyllat e shtetit të së drejtës dhe ne jemi të përkushtuar që ta përmirësojmë dhe zhvillojmë atë sipas standardeve evropiane”, shkruan Fetai.
