Mund t’ju jap faturë fiskale ku shihet se buka është 25 denarë – Bekteshi siguron se s’ka rritje të çmimeve

TË FUNDIT

Nuk do të ketë rritje të çmimeve, nëse qytetarët vërejnë një gjë të tillë, të raportojnë te Inspektorati.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi madje është i bindur se rritje nuk ka.

Për këtë ai thotë se mund të japë edhe faturë fiskale ku shihet se buka e bardhë është 25 denarë.

“Unë mund të ju jap edhe fatura fiskale të supermarketeve ku buka e bardhë është 25 denarë”, tha Bekteshi, transmeton TV21.