Për shkak të kushteve atmosferike dhe rritjes së konsumit të rrymës, në periudhën e ardhshme janë të mundshme ndërprerje të papritura të prodhimit energjisë elektrike, bëjnë të ditur nga Qeveria. Këshilltari për energjetikë, Viktor Andonov thonë se situata po monitorohet dhe se qytetarët do të njoftohen në kohë për masat që do t’i ndërmarrin. Shton se nuk do të ketë mbyllje të shkollave ose institucioneve tjera, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
“Shteti për momentin disponon me kapacitete energjetike që janë të vjetra më shumë se gjysmë shekulli, në periudhën në vijim për shkak të kushteve atmosferike dhe për shkak të rritjes së rritjes së konsumit të energjisë elektrike, këto objekte prodhuese do të ngarkohen shtesë dhe mund të ketë ndërprerje të papritura.”- deklaroi Viktor Andonov – këshilltar për energjetikë në qeveri.
Nga bilanci i djeshëm rezulton se prodhimi total i energjisë elektrike nga EMV është 10.756 megavat orë, prej të cilave 7.800 janë prodhuar në termocentrale, ndërsa pjesa tjetër 2.956 janë nga burimet e rinovueshme të energjisë, d.m.th. nga hidrocentralet dhe turbinat me erë.
“Më lejoni që edhe një herë të ftoj qytetarët, kompanitë dhe institucionet t’i kushtojnë vëmendje edhe më të madhe kursimit të energjisë elektrike. Të mos relaksohemi në periudhën në vazhdim. Duhet të jemi të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe racional.”- tha Viktor Andonov – këshilltar për energjetikë në qeveri.
Me vendim të Qeverisë sektori ushqimor, përkatësisht prodhuesit e produkteve bazë, qumështit, mishit, bukës, vajrave e të tjera, do të marrin energji elektrike me çmim prej 80 euro për megavat orë, me qëllim uljen e çmimit të produkteve bazë për jeta.
