Muharrem Hasani, këshilltar në Fondin pensional pritet të zëvendësoje Irfan Buçin në Drejtorinë e Doganave. Ky propozim pritet që të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Muharrem Hasani vjen nga dega e BDI-së Çair, por nuk dihet se a është propozim zyrtarë i degës së Çairit.
Megjithatë Muharrem Hasani për TV21 thotë se të gjitha këto janë spekulime. Ai tha se ende nuk është i kontaktuar nga organet e partisë për një propozim të tillë dhe për momentin nuk ka diçka për të shtuar.
“Të gjitha këto janë spekulime. Unë ende nuk jam i kontaktuar nga organet e partisë dhe nuk di çfarë të them. Janë organet e partisë ata të cilët vendosin. Nuk jam unë ai që vendos. Janë degët, kryesia, është kryetari i partisë i cili vendos se kush do të jetë zëvendës i ardhshëm i doganave”, tha Hasani për TV21.
Ndërkohë javë më parë nëpërmjet rrjetit social Facebook, Irfan Buçi dha dorëheqje nga posti i zëvendës drejtorit të Doganave, për shkaqe familjare siç tha ai./TV21

