Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski tha se Maqedonia nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese duke shtuar se “ka mungesë besimi dhe mungesë kredibiliteti sa i përket përmbushjes së obligimeve ndaj nesh si shtet”, shkruan TV21. Mucunksi tha se janë të gatshëm për dialog me Bullgarinë, që sipas tij, pati mungesë të vullnetit nga qeveria e kaluar bullgare, por në këtë situatë, nuk janë të gatshëm për ndryshime kushtetuese.
“Sa u përket marrëdhënieve bilaterale me Bullgaria, dua të jem i qartë. Në këtë kontekst, shteti ynë nuk është i gatshëm për ndryshime kushtetuese. Ka mungesë besimi dhe mungesë kredibiliteti sa i përket përmbushjes së obligimeve ndaj nesh si shtet, kështu që në këtë moment nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese dhe Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë çfarëdo hapi drejt ndryshimeve kushtetuese”, deklaroi Mucunski
