Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski theksoi se BDI duhet të shkojë në opozitë që të reformohet. Sipas tij me këtë udhëheqësi të BDI-së, me shumë gjasa vështirë që do të formohet Qeveri së bashku me VMRO-DPMNE-në.
“Dëshirojmë që BDI të shkojë në opozitë, të reformohet thellësisht dhe ta marrin nën udhëheqësi persona me moral të fuqishëm dhe etikë të profesionalistëve të treguar. Do të ekzistojnë, sipas pritshmërisë sime, me shumë gjasa, shumë rrugë deri te formimi i shumicës së re parlamentare, formimi i Qeverisë së re pa BDI-në në të. Me këtë udhëheqësi të BDI-së, me këto persona që tani e udhëheqin partinë dhe që janë pjesë e Qeverisë, me shumë gjasa vështirë që do të formohet Qeveri së bashku me VMRO-DPMNE-në”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Qeveria teknike për të cilën paraprakisht VMRO-DPMNE kërkonte që të shfuqizohej, sipas nënkryetares së LSDM-së, Sanja Llukarevskës, është model i cili doli nga kriza politike e vitit 2016 dhe në këto kushte ky model nuk është më i nevojshëm.
“Nëse shkojmë tani nga kjo perspektivë, edhe VMRO-DPMNE-ja tha se nuk ka nevojë që të kemi Qeveri teknike, kështu që për ne sinqerisht është kompliment që jetojmë tashmë në një vend në të cilin mundet të flitet lirshëm, në të cilin sundon demokracia. Nëse ky shtet është i gatshëm që të dal nga ky segment i Qeverisë teknike, do ta kemi kushtin e parë jo për këto zgjedhje por për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për shkak se atëherë me të vërtet nuk do të nevojitet”, theksoi Sanja Llukarevska, nënkryetare e LSDM-së.
Dje u zgjodh Qeveria teknike në krye me Talat Xhaferin, i cili ka mandat që të zbatojë zgjedhjet. TV21 më shumë se 10 orë pati studio të hapur ku morën pjesë mbi 20 të ftuar.
