Ministria e Shëndetësisë informon se midis qytetarëve po përhapte e-mail me përmbajtje të pavërtetë dërguar nga një adresë e rrejshme e cila i ngjan Ministrisë së Shëndetësisë dhe u bën apel qytetarëve të mos bien preh e këtij manipulimi.
“Është njoftuar Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila tashmë po vepron lidhur me këtë rast. E-mail adresa zyrtare e Ministrisë dikasteriale është: contact@zdravstvo.gov.mk. U bëjmë apel qytetarëve të mos bien preh e këtij manipulimi”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Përhapja e informacioneve të rrejshme, veçanërisht në këto kohë të krizave, është e rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe e dëmshme për të gjithë shoqërinë./MIA

