MSh kërkon zgjidhje për gjobat për Qendrën Klinike/ Sali: Jemi lider në rajon sa i takon vlerësimit të punës në shëndetësi

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë do të mundohet ta ulë shumën prej 8.5 milionë eurove, gjegjësit gjobën që duhet t’ia paguajë kompanisë italiane për Qendrën Klinike që nuk u ndërtua.

“Ne si Ministri jemi të organizuar me juristë për ta shqyrtuar mundësinë për ulje të shumës së kërkuar. Sigurisht që nuk do të jetë ajo shumë. Në shumicën e rasteve pala i kërkon të gjitha mjetet që i ka paraparë në përllogaritjet e saj për dëmet që janë bërë në lidhje me atë kontratë.”- deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Ai bëri apel të mos ngutet me kërkesa për të marrë informacione se sa do të dëmtohet shteti dhe shtoi se po tentojnë të jenë racionalë dhe maksimalisht të organizuar në pjesën e mbrojtjes së shtetit. I pyetur për projektet kapitale të Ministrisë së Shëndetësisë për këto pesë vite, ministri Sali me përgjigje:

“Në periudhën e kaluar janë bërë disa lëvizje përpara për t’i shërbyer me kohë qytetarët me shërbimet shëndetësore. Ka rritje të vazhdueshme të rrogave të punëtorëve shëndetësorë. Mund të themi se në rajon jemi lider sipas vlerësimit të punës së punëtorëve të shëndetësisë. Në pjesën e investimeve kapitale çdo javë promovojmë instalime dhe lëshojmë në përdorim pajisje të reja.”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Në pyetjen e gazetarëve për rrogën e drejtoreshës së Klinikës së fëmijëve, ministri Sali u përgjigj se do të dënohen ose shkarkohen drejtorë nëse me ndikimin e tyre janë formuar rrogat. Ai njoftoi se pret që Fondi për sigurimin  shëndetësor të bëjë kontroll dhe ta dorëzojë raportin final, jo vetëm për klinikën e fëmijëve, por edhe për katër klinika të tjera.

Përndryshe, ministri e vizitoi punktin vaksinues për grip sezonal ku deri dje janë aplikuar 20 mijë vaksina kundër gripit sezonal ndërsa janë caktuar 39 mijë terminë. Për herë të parë vaksinimi filloi me kohë, në tetor. Vaksinimi po zhvillohet në poliklinikat Bit Pazar, Idadija, Gjorçe Petrov dhe në qendrat e shëndetit publik në të gjithë shtetin. Javën e ardhshme do të fillojë imunizimi në shtëpitë shëndetësore në terren, shtëpitë e pleqve dhe qendrat për hemodializë.