Më shumë se dy javë pas rrëzimit të një avioni të vogël në Kolumbi, janë gjetur 4 fëmijë, transmeton Anadolu.
Që nga 1 maji nuk kishte asnjë lajm për avionin e vogël me shtatë persona. Ekuipazhet në terren të mërkurën gjetën rrënojat e avionit dhe 4 fëmijë të gjallë.
“Si rezultat i kërkimeve intensive nga ushtarët tanë, gjetëm 4 fëmijë të gjallë në avionin që u rrëzua në Guaviare. Ky është një gëzim i madh për vendin”, tha presidenti kolumbian, Gustavo Petro.
Po ashtu bëhet e ditur se në avion ka qenë edhe një foshnje 11-muajshe, e cila ka shpëtuar.
Nuk jepen detaje të tjera si shpëtuan 13-vjeçarja Lesly Bonbaire, 9-vjeçarja Soleiny Ranoque, 4-vjeçarja Tien Ronoque dhe fëmija 11-muajsh Cristian Ranoque.
“Blu Radio” raportoi se Lesly, më e vjetra nga vëllezërit e motrat, ngriti një strehë të përkohshme në pyll për të shpëtuar vëllezërit e motrat e saj më të vegjël.
