MPPS: Mbi 320.000 pensionistë do ta marrin pensionin e qershorit para kohe, pagesa etapore fillon nesër

TË FUNDIT

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kumtoi se pagesa e pensioneve të qershorit do të fillojë  nesër dhe do të zhvillohet  në mënyrë etapore, për mbrojtje më të madhe të pensionistëve nga KOVID-19.

Marrja e pensioneve përmes filialeve  të bankave, për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela, do të realizohen në katër grupe, sipas vlerës së pensionit:

– Të premten, 26 qershor pagesa  e pensioneve  me vlerë deri në 11.000 denarë;

– Të hënën, 29 qershor, pagesa e pensioneve me vlerë prej  11.001 -14.000 denarë;

– Të martën, 30 qershor, pagesa e pensioneve me vlerë prej 14.001-18.000 denarë

– Të mërkurën, 01 korrik, pagesa e pensioneve  me vlerë prej mbi 18.001 denarë.

Sipas MPPS, pensionistët të cilët përdorin  kartelë pagesore të lidhur me llogarinë në të cilën lëshohet pensioni, me paratë  mund të disponojnë nga e premtja, 26 qershor. Ata mund ta marrin pensionin  e qershorit  në bankomat ose t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar.

“Mbi 320 mijë pensionistë edhe këtë pension do ta marrin para kohe. MPPS tregon se  pensionet janë të sigurta  në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme. Procesimi etapor  i pensioneve do të mundësojë zbatim  të masave  për kufizim të ekspozimit të qytetarëve me qëllim të parandalimit  dhe përhapjes së koronavirusit, duke e marrë parasysh që pensionistët si grup i moshuar  janë më të rrezikuar”, thekson Ministria.

Njëherit apelon, pensionistët ta respektojnë  orarin  e pagesave, sepse pagesa etapore është bërë me qëllim  që të zvogëlohet  rëmuja  para bankave dhe mundësia për rrezikim të shëndetit personal dhe publik.

“Përkujtojmë  në obligimin për mbajtje të maskës  e cila i mbulon hundën dhe gojën, si dhe mbajtja  e distancës së paku dy metra gjatë pritjes së rendit dhe brenda në banka”, citon MPPS./MIA